Kryediplomatja ruse e akuzon Thaçin se ishte trafikant i organeve të serbëve: “Albright ishte ideologe e bombardimeve”

Kryediplomatja ruse e akuzon Thaçin se ishte trafikant i organeve të serbëve: “Albright ishte ideologe e bombardimeve”

Ministrja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.



Zakharova tha se Albrgiht ishte ideologe e bombardimeve të Beogradit, teksa përmendi faktin se ajo ndërroi jetë një ditë përpara 23-vjetorit të bombardimeve të NATO-s dhe arritjes së saj në Ballkan.

“Nën çfarë sanksionesh ishte Madeleine Albright? Nën asnjë. Asaj i është ngritur një përmendore në Kosovë për vrasjet e serbëve”, ka shkruar Zakharova.

Tutje, ministrja ruse në reagimin për Albright e ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit, teksa pretendoi se i njëjti, si ish-komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trafikonte organe njerëzore nga serbët që u vranë nga amerikanët.

Kujtojmë se mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright vdiq dje në moshën 84-vjeçare. / Gazeta Enigma.

Related Articles