Kryeministri i këtij vendi ballkanik mbërrin në Kyiv, takohet me Zelenskyn

Kryeministri i këtij vendi ballkanik mbërrin në Kyiv, takohet me Zelenskyn

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq mbërriti në Kyiv mëngjesin e sotëm për të zhvilluar takime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denis Shmihal.

Qeveria kroate ka publikuar foto që tregojnë se Plenkoviq është pritur nga presidenti ukrainas Zelensky.

Kryeministri kroat shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane, Gordan Grliq Radman.

“Kroacia e di se si është të jesh nën agresion ushtarak dhe vazhdon të ofrojë mbështetje politike, diplomatike, financiare, humanitare, teknike dhe çdo mbështetje tjetër të mundshme për Ukrainën, si dhe ndihmë për t’u kujdesur për refugjatët ukrainas”, tha qeveria në një deklaratë, raportojnë mediat kroate.

Në takime, lidershipi shtetëror ukrainas do ta informojë kryeministrin kroat për pasojat e shkatërrimeve të shkaktuara nga sulmet ruse dhe do të diskutohet për ndihmën e mëtejshme dhe vazhdimin e rrugës europiane të Ukrainës.

Vizita e kryeministrit kroat në Ukrainë po zhvillohet në prag të Ditës së Europës dhe është një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për autoritetet ukrainase dhe popullin ukrainas, të cilët janë viktima të agresionit brutal rus, thuhet në një deklaratë të qeverisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles