Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se kabineti i tij i sigurisë do të miratojë një marrëveshje armëpushimi për të ndërprerë luftimet me Hezbollahun në Liban.
Sipas tij, kjo marrëveshje parasheh që çdo përpjekje e Hezbollahut për t’u armatosur përsëri do të konsiderohet një shkelje e marrëveshjes, dhe Izraeli do të “reagojë ashpër” nëse kjo ndodh.
Më tej ai shtoi se disa figura të brendshme dhe ndërkombëtare e kanë paralajmëruar se armëpushimi mund të kufizojë mundësinë e Izraelit për t’u rikthyer në Liban, nëse situata kërkon ndërhyrje të mëtejshme.
Megjithatë, Netanyahu e mbylli deklaratën duke theksuar se një marrëveshje e tillë mund dhe do të zbatohet. /Gazeta Enigma