Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë konferencë për media sot në ora 12:00, njofton Zyra e Kryeministrit, raporton Gazeta Enigma.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë, KOHA: 12:00”, thuhet në komunikatë.
Dje, Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar jo të kënaqshëm rezultatin zgjedhor pas balotazhit në zgjedhjet lokale.
Kurti tha se ky rezultat erdhi si rezultat i disa defekteve të brendshme
“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti në konferencë për media, pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Partitë shqiptare që i bëjnë opozitë LVV-së kanë fituar në 23 komuna në zgjedhjet lokale. LVV-ja, që udhëheq me Qeverinë pasi kishte marrë besimin e mbi 50% të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të shkurtit, ka dështuar në zgjedhjet lokale, duke arritur të fitojë në vetëm 4 komuna. /Gazeta Enigma.