Kryeministri Kurti pranon urime nga kryeministri i Pakistanit

Kryeministri Kurti pranon urime nga kryeministri i Pakistanit

Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një letre ka pranuar urimet e kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan me rastin e rizgjedhjes kryeministër i Republikës së Kosovës.

Rezultati i zgjedhjeve është manifestim i besimit të madh që populli i Kosovës ka në udhëheqësinë tuaj, thuhet në letër urim.

Pakistani dhe Kosova ndajnë njëra me tjetrën lidhje historike dhe vëllazërore të cilat tejkalojnë kufinjtë geografikë, shprehet kryeministri Khan në letrën e tij, teksa shpreh gatishmërinë dhe vullnetin për të punuar ngushtë me kryeministrit Kurti në avancimin e marrëdhënieve në shërbim dhe dobi të të dy vendeve.

Related Articles