Pasditja e sotme ishte tmerr për një familje në fshatin Kçiq në Mitrovicë.
Një bombolë gazi e cila me shumë gjasë përdorej për ngrohje, ka shpërthyer duke lënë të lënduar kështu 15 anëtarët të kësaj familjeje.
Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ku për shkak të gjendjes së rënduar, 14 nga ta janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa njëri u lirua në shtëpi.
Tashmë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar të lënduarit në QKUK.
Më poshtë e gjeni postimin e Kurtit: