Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të mërkurë do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Enigma.
Takimi i Kurtit me Abdixhikun do të mbahet në orën 11:00
Ditë më parë, Kurti i kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.
Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë.
Ndryshe, Kurti një ditë më parë takoi liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ky i fundit i kërkoi Kurtit përfshirjen më të madhe të SHBA-ve në dialogun me Serbinë.