Kryeministri Kurti: Vendimi i zbatimit për targa garanton sundimin e ligjit

Kryeministri Kurti: Vendimi i zbatimit për targa garanton sundimin e ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka njoftuar sot ndjekësit e Twitterit se Qeveria ka miratuar  zbatimin gradual të politikës për targat ilegale, pavarësisht qëndrimit të Departamentit amerikan të Shtetit, nga ku është kërkuar që të zgjatet afati për targat deri në 10 muaj.

Kurti në postimin e tij në Twitter, ka thënë se këtë vendim të qeverisë të cilën e udhëheq ai, ndërkombëtarët e kanë konfirmuar se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit.

“Qeveria jonë miratoi sot zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka deklaruar Kurti në Twitter.

Ndërsa për këtë vendim të qeverisë Kurti, DASH-i, përmes komunikatës së djeshme, ka njoftuar se edhe SHBA-të edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, kanë kërkuar nga Kosovë që të zgjatët afati, pasi që kjo është në interes të dialogut me Serbinë.

Për të njëjtën çështje, është deklaruar edhe Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit të Shtetit, i cili ka thënë se i ka kërkuar Kurtit, qeverisë që të merret vendim për shtyrjen e afatit për targa, pa konfisikim e pa gjoba.

Today our Govt approved gradual implementation of the policy on illegal license plates announced in June, which our int’l partners confirm is fully compliant w/ Brussels agreement. The implementation decision ensures rule of law on the one hand, and peace & security on the other. pic.twitter.com/TXV67JpAVw

— Albin Kurti (@albinkurti) October 29, 2022

Related Articles