Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar konstruktivitet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takimin e sotëm në Ohër.
Në konferencë për medie të shtunën, ai u shpreh optimist se do të arrihet një marrëveshje sot për planin e zbatimit të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt më Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiq.
Kovaçeski nënvizoi nevojën e arritjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbi bazën e propozimit të Bashkimit Evopian.
I njëjti tha se do t’i shërbejë paqes mes dy vendeve por edhe tërë rajonit ballkanik.