Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka zhvilluar një vizitë në Kompleksin Memorial në Prekaz, vetëm pak ditë pasi u përball me akuza pas publikimit të një teksti akademik, ku emri i tij ishte paraqitur si bashkautor.
Pak ditë më parë ai ka kërkuar falje për përmbajtjen e tij.
“Kërkoj falje për pakujdesinë time. Duhet ta pranoj që kam qenë i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Unë kam kërkuar që të tërhiqet kapitulli dhe emri im nga punimi. Unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë. Unë kërkoj falje për pavëmendjen time, por askush nuk mund ta vë në dilemë atdhetarizmin tim”, tha Basha të hënën në një konferencë për media, ku paralajmëroi gjithashtu vizitën në Prekaz dhe në familjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova.