Në orët e para të mëngjesit të së shtunës 30 – vjeçari Gazmend Hyseni ka mbetur pas plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta.
Kryepokurori i Prokuorirsë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka dhënë detaje për rastin për Gazetën Enigma.
Kryeprokurori Jashari ka thënë se sot pritet të mbahet seanca dëgjimore e paraburgimit.
Ai po ashtu ka bërë të ditur inspektorati polcior në bashkëpunim me prokurorin e Ferizajt kanë nisur hetimet ndaj zyrtarit policor.
“Të dyshimtin si përson e njohë pasi i njëjti ka pasur edhe një rast më herët. Motivi nuk dihet për momentin, i kam invervistu disa dëshmitarë. Sot shpresoj që mbahet seanca dëgjimore e paraburgimit. Inspektorati policor në bashkëpunim me neve i kena fillu hetimet ndaj zyrtarit policor”, ka thënë Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari për Gazetën Enigma.
Policia sot njoftoj se rasti ka ndodhur rreth orës 00:53 rrugën “Rexhep Bislimi”.
“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Policia ka shtuar se në vetëmbrojtje, zyrtarët policorë e kanë plagosur të dyshuarin, pasi i njëjti iu ishte drejtuar me armë policëve.