Kryeprokurori i Prokrurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë një konferencë për media, raporton Gazeta Enigma.
Ndonëse ende nuk dihet arsyjet e konferencës, tashmë është spekuluar se arsyeja mund të jetë njoftimi për ngritjen e aktakuzës për rastin e Banjskës.
“Ju njoftojmë se sot, 11 shtator 2024, duke filluar nga ora 12:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në sallën në katin e VI-të, në objektin e PSRK-së, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, tha se “me gjasë” arsyeja e thirrjes së kësaj konference është ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.
“Blerim Isufaj sot konferencë për media në ora 12. Me gjasë sot ngritet aktakuza në rastin Banjskë. Shpresojmë se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin në mënyrën më profesionale të mundëshme”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook. / Gazeta Enigma.