Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur mbledhjen e XLIX të Këshillit të Përgjithshëm, ku zgjedhur kryesinë e re të partisë me mandat katër vjeçar.
Listës me anëtarët e ri të kryesisë, i prin kryetari i këtij subjketi Albin Kurti.
Kësaj here janë vërejtur ndryshme në strukturën e re të LVV-së, ku jashtë kryesisë kanë mbetur disa prej figurave kyçe të partisë.
Liburn Aliu, Hydajet Hyseni e Arbër Rexhaj janë ermat që kanë mbetur jashtë kryesisë së re të LVV-së, e që më parë ishin pjesë e saj.
Emrat e rinj që ju shtuan kryesisë së LVV-së janë: Alban Hyseni, Hekuran Murati, Saranda Bogujevci e Alim Rama.
Kurti gjatë fjalimit të tij para anëtarëve të LVV-së kujtoi të arriturat që kanë shënuar si organizatë politike me kryesinë që dje përfundoi mandatin.
“Dyfishimi i anëtarësisë prej 29.633 anëtarë sa i kishim në vitin 2018 në 59.882 anëtarë që i kemi të regjistruar e të verifikuar. 178 pika të reja, pra nga 307 sa i kishim në 485 pika në të gjithë Kosovën. Protestën më të madhe në Kosovën e pasluftës «Një popull s´i nënshtrohet një njeriu». Fushatën e suksesshme kundër PAN-hajnisë me 2019. Vendin e parë në zgjedhje nacionale në tetor të vitit 2019. Formimin e qeverisë së parë të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje! në vitin 2020. Fitimin me rezultat historik mbi 50% në zgjedhjet e shkurtit 2021. Dhe qeverisjen që sot e kemi në drejtimin e Lëvizja Vetëvendosje! që është në aleancë me Guxo e Alternativën”, tha Kurti.
Kujtojmë që para disa ditëve u mbajtën zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, ku në krye të saj u rizgjodh Albin Kurti, njëherësh kryeministër i Kosovës.
Kurti mori 98.60 për qind të votave për të mbajtur pozitën e Kryetarit të Vetëvendosjes.
Në pozitën e Kryetarës së Grave në LVV u zgjodh Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa në atë të Kryetarit të Rinisë u zgjodh Behar Jashari.
Më poshtë lista e plotë e të zgjedhurve në kryesinë e re të LVV-së dhe pozitat që ata do të bartin:
Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca
Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj
Sekretar Organizativ – Alim Rama
Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci
Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi
Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili
Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Çeku
Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka
Anëtarët e Kryesisë që u votuan të dielën:
Reklama
Mrika Limani Myrtaj
Dejona Mihaili
Alban Hyseni
Arben Vitia
Arbër Zaimi
Besnik Bislimi
Elvis Hoxha
Fatmire Mulhaxha Kollcaku
Fitore Pacolli
Hekuran Murati
Mytaher Haskuka
Saranda Bogujevci
Tinka Kurti
Vlora Haxhimehmedi
Xhelal Sveçla
Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:
Albin Kurti, Kryetar i LV
Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV
Alim Rama, Sekretari Organizativ
Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm
Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve
Albulena Haxhiu, GVV
Behar Jashari, RVV
Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së
Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së.