Kryesuesi i ZRrE-së: Tarifat e reja do të llogariten nga 9 shkurti

Kryesuesi i ZRrE-së: Tarifat e reja do të llogariten nga 9 shkurti

Të mërkurën, Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu në konferencë për media konfirmoi se tarifat e reja të energjisë elektrike për personat që shpenzojnë më shumë se 800 kWh energji elektrike në muaj kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta “Enigma”.

Fejzullazhu tha se është detyrë KESCO-s që ta implementojë vendimin sipas ZRrE-së.

“Ne e kemi thënë edhe në mbledhje por e kemi thënë edhe në takimet që kemi pasur me ta që vendimi hyn në fuqi më 9 shkurt. Është obligim i KESCO-s që ta impletojë atë vendim sipas vendimit të ZRrE-së”, ka thënë ai.

Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kWh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kWh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent.

Related Articles