Kryetarët e Komisioneve të Jashtme evropiane i kërkojnë Borrellit dhe Lajçakut largimin e masave ndaj Kosovës

Kryetarët e Komisioneve të Jashtme evropiane i kërkojnë Borrellit dhe Lajçakut largimin e masave ndaj Kosovës

Kryesues të Komisioneve të Punëve të Jashtme të parlamenteve të 12 vendeve evropiane përmes një deklarate të përbashkët drejtuar Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë kërkuar të hiqen të gjitha masat negative të vendosura ndaj Kosovës dhe që të rinisë bashkëpunimi i plotë me Qeverinë e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Iliri Kapiti ka publikuar këtë letër dhe ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme.

“Unë jam thellësisht mirënjohës për letrën drejtuar Josep Borrellit dhe Miroslav Lajcakut nga kryetarët e Komitetit të Jashtëm të disa vendeve evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe. Përmbajtja e letrës pasqyron kritika të rëndësishme dhe urgjencën e adresimit të realitetit aktual ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Unë e përgëzoj deputeten Alicia Kearns për marrjen e drejtimit në këtë çështje të rëndësishme dhe falënderoj të gjitha Kryesuesit për kontributin e tyre”, shkroi ambasadori.

Deklarata është nënshkruar nga Alicia Kearns (kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar), Michael Roth (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Gjermani), Charles Flanagan (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes, Republika e Irlandës), Pavel Fischer (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Senatit të Republikës së Çekisë), Rihards Kols (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Letonisë), Marek Zhenishek (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Çekisë), Zhygimantas Pavilionis (kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Lituanisë), Marko Mihkelson (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Estonisë), Mark Demesmaeker (kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të Belgjikës), Domagoj Hajdukoviq (kryetar i Komisionit për Çështje Europiane i Parlamentit kroat), Michael Jensen (kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Danimarkës), Lia Quartapelle (zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Çështje Europiane e Parlamentit të Italisë), dhe Ekaterina Zaharieva (zëvendëskryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Bullgarisë.

Related Articles