Kryetari i “Dardanëve”: Ministria po përzihet në futboll, FIFA do të reagojë fuqishëm

Kryetari i “Dardanëve”: Ministria po përzihet në futboll, FIFA do të reagojë fuqishëm

Kryetari i tifo grupit ‘Dardanëve’ Lulzim Berisha i ka reaguar ashpër komisionit të Ministrisë së Sportit.

Sipas Berishës çdo përzierje e tyre në punët e brendshme të FFK-së është fatale për futbollin e Kosovës, sepse FIFA dhe UEFA, nuk do të heshtin.

“Dikush po i fërkon duart veç me ia dhënë një shije të keqe futbollit tonë. UEFA dhe FIFA pritet të reagojnë fuqishëm ndaj ndërhyrjes politike ndaj FFK-së. Me pallavra të një komisioni vlerësues nuk mbahet gjallë e vërteta e licensimit, për qefe të një komisioni vlerësues nuk guxojmë me rreziku mos me lujt në mars, Forca Kosovë”, ka shkruar Lulzim Berisha.

Kujtojmë që Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportitit po e zhagit licencimin e FFK-së, duke i rrezikuar shumë klubet kosovare pasi nuk mund t’i marrin parat e tyre nga ligji i sponzorizimit, gjë të cilën e vuajnë klubet Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë dhe kategorive tjera, raporton Gazeta Enigma.

Related Articles