Kryetari i naftëtarëve: Ende nuk e kemi pranuar nga qeveria vendimin për rregullimin e çmimeve

Kryetari i naftëtarëve: Ende nuk e kemi pranuar nga qeveria vendimin për rregullimin e çmimeve

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka bërë të ditur se ende nuk e kanë pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti për rregullimin e çmimeve të naftës.

Ai po ashtu ka thënë për Gazetën Enigma se ende nuk kanë mbajtur takim me përfaqësues të kompanive që tregtojnë naftë në Kosovë.

“Ne ende nuk e kemi pranuar vendimin nga Qeveria. Si dhe ende nuk e kemi mbajtur takimin me përfaqësues të kompanive që tregtojnë me naftë në Kosovë, dhe për këtë nuk mund të deklarohemi”, ka thënë Berjani, në një përgjigje për Gazetën Enigma.

Related Articles