Kryetari i Prishtinës: Do t’i bëjmë projektet që i meritojnë dëshmorët

Kryetari i Prishtinës: Do t’i bëjmë projektet që i meritojnë dëshmorët

Në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Prishtinës, kryetari Përparim Rama ka bërë homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajazitit, duke thënë se do t’i bëjnë projektet që i meritojnë dëshmorët.

Ai tha se në këtë mënyrë, synohet paqe me e mirë për shoqërinë tonë e duke treguar respekt për ata që dhanë jetën për liri.

“Gjendemi në sheshin “Zahir Pajaziti” para komandantit Zahir Pajaziti për shenjë respekti për dëshmorët e Prishtinës. Për të respektuar të kaluarën tonë që për të respektuar jetën që kanë dhënë dëshmorët martirët për lirinë që e gëzojmë ne sot”.

“Duhet ta dimë se pa e pasur një respekt të mirëfilltë për ushtrinë dhe dëshmorët dhe ata që kanë flijuar jetën për lirinë që gëzojmë sot, nuk kemi një të ardhme të mirë prandaj edhe këtu jemi ta tregojmë respektin tonë. Do t’i bëjmë projektet që e meritojnë dëshmorët. E në këtë mënyrë synojmë për paqe më të mirë të shoqërisë sonë për gjithë vendin duke treguar respektin për ata që kanë dhënë jetën për liri”, tha Rama. / Gazeta Enigma.

Related Articles