Kryeziu kritikon AGK-në: Për të akuzuar Qeverinë është në gjendje të deformojë ligjin

Kryeziu kritikon AGK-në: Për të akuzuar Qeverinë është në gjendje të deformojë ligjin

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke e akuzuar këtë të fundit për dezinformim dhe interpretim të gabuar të ligjit me qëllim të akuzimit të qeverisë.

Sipas Kryeziut, kërkesat e AGK-së që Qeveria të ndërhyjë për zgjidhjen e situatës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) janë të pabazuara dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor, shkruan Gazeta Enigma.

“RTK është institucion i themeluar nga Kuvendi i Kosovës, i cili është përgjegjës për sigurimin e financimit adekuat. Për më tepër, Kuvendi mbikëqyr punën e RTK-së dhe jo qeveria”, tha Kryeziu.

Ai shtoi se për të realizuar transferimin e mjeteve buxhetore për RTK-në, nevojitet vendim nga Komisioni Parlamentar për Buxhet, siç parashihet në nenin 11, paragrafi 11 i Ligjit për Ndarjet Buxhetore.

“Pa një vendim të këtij komisioni, transferimi i mjeteve nuk është i mundur. Andaj është absurde që zgjidhja të kërkohet në rrugë joligjore, e edhe më absurde që kjo t’i kërkohet qeverisë”, shtoi Kryeziu.

Ai po ashtu ka theksuar se mungesa e konstituimit të Kuvendit është pasojë e mosvotimit të partive opozitare, duke nënvizuar se adresimi i fajësisë duhet të bëhet në drejtim të duhur./GazetaEnigma

Postimi i plotë:

Related Articles