Kosova ka barazuar 28:28 me Belgjikën të dielën, duke e fituar pikën e parë në kualifikime për Kampionatin Botëror në Hendboll 2023.
Kombëtarja e Kosovës e kishte epërsinë e dy golave pas pjesës së parë, por nuk ia doli ta ruajë atë dhe u desh të kënaqej me një pikë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kosova – Belgjika 28:28 Barazojmë në Prishtinë dhe fitojmë pikën e parë në kualifikimet për Botëror. Faleminderit shikuesve për përkrahjen.Posted by Federata e Hendbollit e Kosovës on E diel, 7 nëntor 2021
Kjo ishte pika e parë në këto kualifikime për Kosovën, pasi në ndeshjet hapëse ishte mundur nga Turqia.
Greqia i prin Grupit 1 me katër pikë, e ndjekur nga Turqia me dy.
Kosova është e fundit me një pikë, aq sa ka edhe Belgjika në vendin e tretë.
Kjo është faza e parë kualifikuese për Botërorin e 2023-s. Ky të parët e grupit kalojnë në fazën e dytë.