Kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”, dy ndeshje të zjarrta në grupin G

Kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”, dy ndeshje të zjarrta në grupin G

Zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve kualifikuese për Kupën e Botës “Qatar 2022”, në tri grupet garuese, D, E dhe G, në kontinentin europian, shkruan Gazeta Enigma.

Në kuadër të grupit ‘D’ tri ndeshje të cilat janë në program sot nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe për të përcaktuar liderin e grupit, pasi ai tashmë dihet. Tabelën e kryeson Franca me 15 pikë para Finlandës që ka 11, ndaj asnjëra nga dy takimet, Bosne e Hercegovin – Ukrainë, përkatësisht Finlandë – Francë, nuk kanë peshë të madhe sa i takon plasmanit përfundimtar për pozitën e parë në grup, ndërsa për pozitën e dytë që shpie në barazh luftojnë, pikërisht Finlanda në njërën anë që është në pozitën e dytë me 11 pikë dhe Ukraina në anën tjetër, e cila ka tubuar deri tani 9 pikë.

Ukrainë vs Bosnia dhe Hercegovina, Lualifikimet për “Qatar 2022”

Humbja apo barazimi eventual i Finlandës me Francën do t’i mundësonte Ukrainës të përfundoj në pozitën e dytë në grup me kusht që të shënoj fitore kundër Bosne e Hercegovinës në udhëtimin e fundit kualifikues, në “Grbavicën” e famshme të Sarajevës.

Edhe në grupin E lideri tanimë është përcaktuar, madje në xhiron e kaluar, pasi Belgjika ka tubuar gjithsej 19 pikë, para Uellsit që ka tubuar 14 pikë deri në këtë faze dhe mbanë pozitën e dytë. Në anën tjetër, Republika Çeke është skuadra përfaqësuese që pretendon doemos fitore në takim me Estoninë dhe pret dështimin e Uellsit në takimin e kësaj të fundit ndaj Freancës që t’ia “rrëmbej” pozitën e dytë për të siguruar maksimalisht ndeshjen kualifikuese përmes barazhit.

Në ndeshjet e fundit në grupe përkatëse në ditën e  fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës “Qatar 2022”, janë edhe takimet e grupit G, të cilat javën e kaluar sollën një realitet interesant e të papritur në luftë për pozitën e liderit, pasi Holanda dështoi në minutat e fundit të administroj lojën në Podgoricë ndaj Malit të Zi, për t’i krijuar vetes telashe të mëdha në xhiron e fundit, në takimin e drejtpërdrejtë kundër Norvegjisë së Edvin Halaand.

Në fakt, në këtë grup situata është akoma më e paqartë pasi Turqia është në pozitën e dytë, dhe me padurim pret çdo devijim të mundshëm të Holandës për të shënuar fitore dhe për të pritur epilogun e takimit të tulipanëve me Norvegjinë, për të mësuar fatin e saj në plasmanin përfundimtar kualifikues në grupin G për “Qatar 2022”/Gazeta Enigma/.

Related Articles