Kualifikimet “Qatar 2020”: Muharrem Sahiti optimist, mungojnë Zeneli, Rashica e Idrizi

Kualifikimet “Qatar 2020”: Muharrem Sahiti optimist, mungojnë Zeneli, Rashica e Idrizi

Si çdo ndeshje kualifikuese edhe këto janë shumë të rëndësishme, ka thënë ndihmësi i selektorit të reprezentacionit të Kosovës, Muharrem Sahiti, për Gazeta “Enigma”.

Janë ndeshje për të cilat janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, tha Sahiti duke shtuar se Kosova është e mobilizuar maksimalisht dhe do të bëjë çdo gjë për të arritur rezultat sa më të favorshëm, së paku në dy ndeshjet e para, ndaj Gjeorgjisë e Greqisë, por edhe në takimin e tretë të shtatorit kundër Spanjës.

“Për dy takimet e para logarisim që jemi me nivel aty afer, dhe gjithësesi do të kërkojmë maksimumin. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe selektori ka bërë edhe publikimin e listës. Uroj që lojtarët t’i kemi në gjendjen më të mirë të mundshme, të japin çdo gjë nga vetja që ky objektiv të realizohet”, ka thënë Sahiti.

Zëvendësselektori ka folur edhe për kontigjentin e lojtarëve të reprezentacionit, duke potencuar se do të jetë i plotë, me mungesa tashmë të ditura, si pasojë e lëndimeve të disa futbollistëve me skuadrat e tyre.

“Këta që janë, janë të gjithë, edhe pse selektori me listë ka pasur probleme, do të thotë tashmë dihet që Arbër Zeneli nuk do të jetë pjesë e kontigjentit për shkak të lëndimit, sikurse edhe Edon Zhegrova e Blendi Idrizi, të cilët gjithashtu janë të lënduar. Sidoqoftë, selektori i ka zëvendësuar këta lojtarë, dhe unë u deshiroj që sot, qe në ndeshjet e fundit që lojtarët e reprezentacionit kanë me skuadrat e tyre, të mos ketë ndonjë lëndim tjetër, përndryshe, këta që janë, besoj që janë në formën më të mirë të mundshme për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, “Qatar 2022”, tha Sahiti për Gazeta Enigma.

Related Articles