Të shtunën vazhdon rrugëtimi i skuadrave përfaqësuese të klubeve europiane për kualifikime në botërorin e futbollit “Qatar 2022”, ku konkurrenca më e theksuar zhvillohet për pozitat e dyta në grupe, për një biletë kualifikuese përmes eliminatoreve, shkruan Gazeta Enigma.
Të shtunën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 7-të në grupet D, E dhe G, të zonës europiane ku vëmendja kryesore është e fokusuar te gara e madhe që ekipet përfaqësuese zhvillojnë për të siguruar së paku pozitën e dytë në grupet e tyre, pasi pozitat e para në grupet përkatëse tashmë pothuajse janë përcaktuar.
Franca në grupin D, ndonëse me një ndeshje më pak të zhvilluar se Ukraina, kryeson tabelën para saj me tri pikë dallim, ndërsa pikërisht Ukraina që aktualisht mbanë pozitën e dytë dhe Finlanda të tretin me një ndeshje më pak të zhvilluar, pretendojnë në fund të garës pozitën e dytë, për të kërkuar kualifikimin eventual përmes një faze të drejtpërdrejtë me rivalet e grupeve tjera që përfundojnë po në ato pozita. Por gjithësesi në garë është edhe Bosne e Hercegovinë që ka shtatë pikë dhe me fitore ndaj Ukrainës arrinë kuotën e 10 pikëve dhe pret epilogun e takimit Finlandë – Francë.
Situatë e ngjashme, madje akoma më konkurruese për pozitën e dytë zhvillohet edhe në dy xhirot e fundit të grupit E, ku në garë janë Republika Cheke dhe Uellsi që kanë nga 11 pikë. Kjo e fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar. Në këtë grup Belgjika me 16 pikë tashmë pothuajse ka siguruar pozitën e liderit dhe dy sfidat e radhës i zhvillon më shumë për prestigj.
Edhe dy xhiro për t’u zhvilluar kanë ngelur poashtu edhe në grupin G, i cili ka 6 ekipe përfaqësuese në përgjithësi.
Ndonëse në këtë grup situata në tabelë është më komplekse sa i përket radhitjes përfundimtare, Holanda që kryeson aktualisht tabelën me 19 pikë, pritet të përfundoj e para në fund të garës, ndërsa do të ndiqet nga Norvegjia përkatësisht Turqia e mali i Zi. Me këtë të fundit zhvillon takimin e sotëm në Podgoricë, dhe fitorja eventuale do ta shkëpuste përfundimisht nga dy pretendetë tjerë, për të pritur ndeshjen e fundit me vetëm një sfidues për pozitën e parë, bazuatr në kalkulimet paraprake të mundshme nga këndvështrimi aktual.
Rrjedhimisht, në saje të përvojës dhe performancave, liderin e tabelës në këtë grup, sipas të gjitha gjasëve do të përcaktoj xhiroja e fundit, madje pikërisht takimi i ndërsjellë, Holandë – Norvegj më 16 nëntor. /Gazeta Enigma/