Kufizimet procedurale ndaj të akuzuarve në Hagë, reagojnë OVL e UÇK

Kufizimet procedurale ndaj të akuzuarve në Hagë, reagojnë OVL e UÇK

Përmes një komunikate për media, Organizatat e dala nga lufta, OVL – UÇK kanë reaguar lidhur me kufizimet procedurale ndaj mbrojtjes së të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

Nga OVL e UÇK-së thanë se reagojnë me shqetësim të thellë ndaj vendimeve të fundit të trupit gjykues në Hagë, të cilat sipas tyre cenojnë thellësisht të drejtën për një mbrojtje të barabartë dhe të drejtë.

“Sipas avokatëve mbrojtës, koha për përgatitje të mbrojtjes është shkurtuar në mënyrë drastike, pa paralajmërim dhe pa dëgjuar parashtrimet e mbrojtjes, ndërkohë që Prokuroria ka pasur në dispozicion 10 vjet për t’u përgatitur, avokatëve të të akuzuarve u janë dhënë vetëm 4 javë. Ky disproporcion tronditës rrënon çdo parim të drejtësisë së balancuar”, shkruhet ndër tjerash në reagimin e tyre.

Ata ritheksuan se ky nuk është më një proces i drejtësisë ndërkombëtare, por një sulm i strukturuar procedural ndaj së vërtetës për luftën çlirimtare.

Poashtu, OVL e UÇK-së, ka ftuar institucionet ndërkombëtare ta rikthejnë barazinë procedurale dhe respektimin të drejtave themelore të mbrojtjes.

Related Articles