Kujtohet e nderohet legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Kujtohet e nderohet legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri

Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, presidenti Agim Ademi bashkë me një delegacion nga FFK, me prijësit e tifozëve Dardanë dhe me veteranët e futbollit, kanë bërë homazhe te varri i tij.

Presidenti Ademi bashkë me përfaqësuesit e Federatës do ta kujtojnë gjithmonë ish-kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin për kontributin e tij dhënë futbollit kosovar për shumë vjet, e mbi të gjitha për karakterin e tij të fortë e njerëzor, është thënë në deklaratën përkujtuese të Federatës së Futbollit të Kosovës, lëshuar nga faqja zyrtare e këtij institucioni respektabil të futbollit kosovar, gjegjësisht nga vet kreu aktual i FFK-së, Agim Ademi.

Related Articles