Trajneri Driton Kuka ka reaguar në lidhje me paraqitjet e sotme të xhudistëve, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.
Në lidhje me paraqitjet e tyre të dobëta, Kuka ka reaguar publikisht duke i kritikuar ata.
“Nora e Disi mbeten medalistet e Kosovës në Grand Slam Baku Sot, Loriana fitoi një ndeshje, aq sa edhe Laura që ishte favorite për medalje të artë por që sot ishte shumë e dobët. Loriana provoj por s’mjaftoj. Akili, njëjtë si Laura, luftoi dobët dhe pa asnjë ide. Dje ishte ditë e shkëlqyer e sot e zbehtë. Pritjet ishin më të mëdha sidomos prej Laurës. Të dominosh në Masters e të performosh kaq zbehtë këtu diçka nuk funksionoj sot. Kosova, shteti ynë, nga Bakuja kthehet me medalje e ajo çka më gëzon është e arta e Norës pas shumë kohësh”, ka shkruar Kuka me të përfunduar gara e Laura Fazliut.