Marash Kumbulla është tërhequr nga Kombëtarja e Shqipërisë për shkak të një dëmtimi dhe do të kthehet te Roma.
Qendërmbrojtësi luajti vetëm 17 minuta në ndeshjen e djeshme kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë përpara se të dal duke çaluar.
Ai vuan nga një problem me fleksorin dhe sipas Tuttomercatoëeb, Kumbulla do të kthehet nesër në Itali për analiza, ku do të ketë një ide më të mirë për dëmtimin.
Ky lëndim është një shqetësim për Romën, pasi tashmë është ka të pezulluar Gianluca Mancini, i cili nuk do të luajë kundër Genoas fundjavën e ardhshme.
Kumbulla nuk po luan edhe aq te Roma me Jose Mourinhon, i cili shpesh edhe e ka kritikuar.