Kupa e Kosovës: Prishtina dhe Drita luajnë pa gola, Ballkani fiton ndaj Suharekës në derbin lokal

Kupa e Kosovës: Prishtina dhe Drita luajnë pa gola, Ballkani fiton ndaj Suharekës në derbin lokal

Ka përfunduar pa fitues derbi i madh kosovar mes Dritës dhe Prishtinës.

Drita dhe Prishtina kanë barazuar me rezultatin 0-0, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll – që u luajt në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan

Prishtina shënoi me Kryeziun, por Nuza anuloi golin, shkaku i prekjes me dorë të Jasharit.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore ndaj Suharekës me rezultatin minimal, 0-1.

Golin për ekipin e Ballkanit e shënoi Marsel Ismajlgeci në minutën e 89′ të ndeshjes.

/Gazeta Enigma/

Related Articles