Mesjava është e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës në kuadër të 1/16 të finales.
Të mërkurën në program janë gjithsejt 12 ndeshje shumë interesante.
Në Brestovik të Pejës do përballen mes vete rivalët e vjetër, Besa dhe Prishtina.
Interesant pritet të jetë edhe dueli mes skuadrës prizrenase A&N dhe Gjilani.
Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 12:30.
E mërkurë 01.12 2021
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Feronikeli – Fushë Kosova
A&N – Gjilani
Drenica – Vllaznia Pozheranit
Besa – Prishtina
Malisheva – Istogu
Ulpiana – Vëllaznimi
KEK-u – Trepça
Rahoveci – Ballkani
Trepça ’89 – 2 Korriku
Llapi – Kika
Prizreni – Onix. /Gazeta “Enigma”/