Avokati Dastid Pallaska ka thënë prokuroria Speciale e ka futur në lajthitje Gjykatën Speciale sa i përket fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ai thotë se kur avokatët mbrojtës kishin thënë se gjykimi nuk do të fillojë deri më 2022, por për këtë ishin refuzuar kategorikisht nga prokuroria që kishin thënë se gjykimi do të fillonte nga vera e 2021-ës.
“Na ka ardhur për befasi pasi jemi kyçur në landë pak më vonë se që është publikuar. Ish-kolegu i tha pasi u caktua data se ka mundësi të shtyhet data. Gjyqtari i thotë se nuk mund të shtyjmë kurqysh, sepse nuk kemi kohë e njerëzit janë në burg. Pse e ka thënë këtë prokuroria këtë, për me qit në lajthitje gjykatën që gjykimi do të fillojë menjëherë”.
“Nëse ju kujtohet avokati Emerson pati thënë qysh në ditën e parë se këta po gënjejnë edhe e kanë qortuar për këtë. Ai pati thënë se nuk ka gjasa të filloj ky gjykim para fundit të vitit 2022 më e pakta. Këta kanë thënë se ky po flet pa bazë. Gjykimi thanë do të fillojë në veren e 2021-ës. E cka doli. Gjykimi ende nuk ka filluar. Këta nuk janë kërka”, tha ai në Pressing.
“Kanë futur njerëz në burg në izolim për 8 muaj. Kanë hetuar të gjithë Kosovën. Kanë intervistuar thuajse të gjithë Kosovën“, shtoi ai.