“Aq po zhvillohet ekonomia dhe rritet mirëqenia, saqë qytetarëve nuk ka nevojë t’u bëjë as premtime zgjedhore – sepse, ju veçse po e jetoni dhe përjetoni trendin e zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies”.
Kështu tha kanditati i VV-së për kryeministër, para të pranishmëve në tubimin zgjedhor në Therandë.
Ai vazhdoi të godasë premtimet zgjedhore të Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilët pyeti “kush u ka dhënë ekonomi” dhe se “kanë ikur prej ore”. Kjo referuar premtimeve për rritje 50% të pagave dhe ulje të tatimeve. Kjo, tha ai, ka ndodhur në qeverinë e tij, “që e kam rritur buxhetin për pagat në sektorin publik për 40%”.
“Duke e rritur buxhetin, ke çka shpërndanë, dhe ku investon, prandaj i domosdoshëm ky trend. Të tjerët, kanë premtime pa mbulesë. Ne kemi trend të vazhdueshëm, realisht VV s’ka nevojë as të premtojë. Sepse ju po e jetoni përjetoni trendin e zhvilimit ekonomik dhe të mirëqenies. Ata pa mbulese, thuase nuk i njohimn nga e kaluara. Tash thonë 50% rritje, e kur ishin vetë ministra. Paga rritej 4%”, tha Albin Kurti.
“Ata kanë qenë ministra poagën 4%. E tash 50%. E a e dini pse thonë paga 50%? Ata thonë se do të rriten pagan, e kjo 50, 60, 90, E dinë sepse nuk kanë me u bë, e pse mos me thanë “i rrisim”. Ky është paradoksi i premtim të rrejshëm, thuhet pa përgjegjësi e pa gajle, sepse s’ka me i ardhë puna me u testu kurrë”, tha ai.
Kurti në atë që “nuk kemi nevojë as të premtojmë” tha se pagat në sektorin publik që nga fillimi i Kurtit II, “i kam rritur 40%” dhe u thirr në rritjen e pagës minimale nga 1 janari dhe korriku 2026 në 500 euro.
“Kur dëgjoni do t’ju zvogëëlojmë tatimet, dhe rrisim shpenzimet, pysni kush ju ka dhanë ekonomi, nashta kanë ik prej ore. Papërgjegjësia e këtillë është e mundshme pikërisht sepse e dinë sepse nuk mund të testohen. Shikoni punën tonë, e jo fjalët e tyre për punën që s’do të ndodhë”, tha ai.
