Kurti as sot nuk tregon nëse Vetëvendosje i ka votat e nevojshme

Kurti as sot nuk tregon nëse Vetëvendosje i ka votat e nevojshme

Kreu i Qeverisë në detyrë, nuk ka pranuar të flas para gazetarëve lidhur me votat e nevojshme për seancën e sotme, raporton Gazeta Enigma.

Ai është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit, por nuk e tha asnjë fjalë.

Kujtojmë se seanca konstituive e ndërprerë të martën, do të vazhdojë sot.

Vazhdimi i seancës është caktuar pasi presidentja Vjosa Osmani në përgjigje ndaj letrës së kryesuesit të seancës, deputetit të zgjedhur, Avni Dehari, ka kërkuar që deputetët të gjejnë vetë mënyra se si të procedohet tutje dhe të mos bllokohet formimi i institucioneve. / Gazeta Enigma.

Related Articles