Kurti: BE-ja dhe SHBA-ja janë treguar të buta ndaj Serbisë

Kurti: BE-ja dhe SHBA-ja janë treguar të buta ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë treguar shumë të buta ndaj Serbisë, në një intervistë të dhënë për Financial Times, transmeton Gazeta Enigma.

I dyti i shtetit ka thënë se Serbia duhet të rreshtohet kah Perëndimi ndaj Moskës, “në mënyrë që t’i japë Kosovës siguri se është e përkushtuar në normalizim raportesh”.

Kurti po ashtu tha se BE-ja dhe SHBA-ja duhet t’ia caktojnë një ultimatum Beogradit për t’i vënë sanksione Rusisë.

“Brukseli dhe Washintgoni duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe t’i japin afat kohor Serbisë, që t’i vë sanksione Federatës Ruse dhe të ndalë përpjekjet që të ulet në tre ose katër vende”, ka deklaruar Kurti.

“Sapo që Serbia t’i vë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, tha tutje ai.

Kurti po ashtu tha se nganjëherë ka dallime me aleatët perëndimorë kur bëhet fjalë për strategjitë, operimet dhe taktikat në terren dhe kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, “por jo mbi vlerat dhe parimet”.

“Përpjekja e butë e Perëndimit ishte pasojë e të pasurit shpresa të larta se sa më shpejt Serbia do të hidhet në kampin demokratik perëndimor. Në këndvështrimin tim, kemi pritur shumë gjatë që ende të kemi shpresë”.

Kurti refuzoi të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, duke thënë se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen. /Gazeta Enigma

Related Articles