Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që edhe Bashkimi Evropian ta sanksionojë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë, Aleksandër Vulin, pas SHBA-së.
Ai ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndjekë vendimin e SHBA-së.
“Rasti i Aleksandar Vulinit tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”, ka shkruar ai në Twitter.
Kurti ka bashkangjitur një thirrje të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian drejtuar BE-së që “ta ndjekë shembullin” e SHBA-së.