Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne në nderim të 25-vjetorit të Betejës së Kosharës, ku më 9 prill u thye kufiri Kosovë-Shqipëri, që shërbeu në aspektin strategjik në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në radhët e UÇK-së kanë luftuar vullnetar nga evropa dhe jo vetëm.
“Meqë Beteja e Kosharës ishte luftë për liri dhe meqë liria ishte paradigmë universale, në Betejën e Kosharës i gjejmë të rënë dëshmorë edhe Francesco Giuseppe Bider nga Italia, Petra Arnold Piere nga Franca, dhe Murat Muhamet Ali nga Algjeria”, tha Kurti.
Tutje, Kurti përmendi edhe një nga një dëshmorët e rënë nga gjitha trojet shqiptare.
Ai theksoi se nga radhët e Serbisë kishin luftuar mercenarë nga Serbia.