Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur falënderime ndaj deputetëve që votuan për dhe miratuan në parim buxhetin e vitit të ardhshëm.
“64 vota PËR në parim për buxhetin 3.2 miliardësh për vitin 2023. Falënderoj secilin deputet dhe secilën deputete që përmes votës së tij dhe të saj i dha sot mbështetje në lexim të parë buxhetit për vitin e ardhshëm që reflekton prioritetet e programit qeverisës e nga i cili përfiton qytetari dhe Republika”, ka shkruar Kurti.