Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka biseduar në telefon me shefin diplomacisë evropiane Josep Borrel.
Kurti gjatë kësaj bisede e ka informuar atë me ecurinë e qortimeve të lëshuara për targat serbe.
Ai tha se dialogu s’ka alternativë.
Kreu i Qeverisë thekson se gjatë kësaj kohe policia i ka shpërndarë 834 qortime dhe s’ka pasur asnjë incident.
“Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se janë dhënë 843 qortime nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, 0 incidente apo ankesa”, tha Kurti.
Late evening in Kosova for me, late at night in UAE for him — a good call with HR/VP @JosepBorrellF. There is no alternative to dialogue & institutions. Informed him that, of 843 reprimands issued so far by police to drivers of cars with illegal plates, 0 incidents or complaints.— Albin Kurti (@albinkurti) November 6, 2022