Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të mbajnë konferencë për media.
Sipas njoftimit, Kurti dhe Rizvanolli do të flasin në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes me Millennium Challenge Corporation për Programin Kompakt.
Konferenca do të mbahet në sallën e takimeve të Ministrisë së Ekonomisë, me fillim nga ora 12:00.
Ditë më parë Kosova dhe Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në ceremoninë e Kongresit amerikan kanë nënshkruar marrëveshjen e programit Kompakt mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Marrëveshja pritet t’i sjellë Kosovës mbi 200 milionë dollarë investime në projekte në fushën e energjisë.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe dy liderët institucionalë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.