Kurti: Dita e Tokës për ne nuk do të jetë dita e vetme kur ne flasim e veprojmë për tokën

Kurti: Dita e Tokës për ne nuk do të jetë dita e vetme kur ne flasim e veprojmë për tokën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për rëndësinë e ditës së tokës dhe veprimet që duhet të ndërmirren për ndalimin e shkatërrimit të natyrës.

Kurti në rrjetin e tij social ka shtuar se qeveria e tij ka në prioritet ndalimin e shkatërrimit të pasurive natyrore.

“Dita e Tokës për ne nuk do të jetë dita e vetme kur ne flasim e veprojmë për tokën. Për ne janë të rëndësishme vendimet e veprimet që ndërmarrim sot dhe në vijim. Veprimet tona urgjente do të jenë ndalimi i praktikave të dëmshme dhe të paligjshme. Mbrojtja e bjeshkëve që janë shkatërruar nga prerjet ilegale dhe pa plan të drunjve e nga nxjerrja e gurëve, ndalimi i degradimit të lumenjve dhe restaurimi i tyre, vendosja e kontrollit mbi gurëthyesit dhe ndalimi i betonizimit të tokës bujqësore janë në listën e prioriteteve tona.”

Më posht gjeni postimin e tij të plotë.

Çdo ditë është dita e tokës!Me 22 prill 1970 mijëra ambientalistë pushtuan rrugët e ShBA-ve. Ndotja e ajrit dhe ujit,…Posted by Albin Kurti on Thursday, April 22, 2021

Related Articles