Kurti e Limaj, pritet të takohen sërish

Kurti e Limaj, pritet të takohen sërish

Një takim mes kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është zhvilluar të shtunën, raporton Gazeta “Enigma”.

Takimi, i cili ishte paralajmëruar që prej fillimit të javës, nuk ka prodhuar ndonjë marrëveshje konkrete mes palëve. Megjithatë, nga RTK mësohet se Kurti dhe Limaj pritet të takohen sërish në ditët në vijim.

Ende nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga asnjëra parti, por supozohet se në qendër të diskutimeve ka qenë ngërçi institucional dhe mundësitë për kapërcimin e tij përmes një bashkëpunimi të mundshëm.

Kujtojmë se takimi ka zgjatur rreth një orë, dhe është mbajtur pa praninë e mediave. Deri më tani, nuk dihet nëse janë diskutuar çështje konkrete rreth bashkëqeverisjes apo ndonjë marrëveshje politike. /Gazeta Enigma/

Related Articles