Kurti e uron kryeministrin e ri të Izraelit: Pres bashkëpunim për ta thelluar miqësinë

Kurti e uron kryeministrin e ri të Izraelit: Pres bashkëpunim për ta thelluar miqësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Naftali Bennett për zgjedhjen e tij si kryeministër i Izraelit, raporton Gazeta Enigma.

Kurti në Twitter ka shkruar se pret bashkëpunim dhe forcim të marrëdhënieve me kryeministrin e ri izraelit.

“Urime Kryeministri i ri i Izraelit, Naftali Bennett. Pres që të punojmë së bashku për t’i forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona dhe për ta thelluar miqësinë midis popujve tanë”, shkroi Kurti.

Paraprakisht, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz e ka uruar Izraelin për zgjedhjen e qeverisë së re.

Opozita izraelite nëpërmjet mocionit të mosbesimit e rrëzoi dhe e la jashtë koalicionit udhëheqësin 12-vjeçar të vendit, Benjamin Netanyah.

Related Articles