Kurti niset për ta takuar Vuçiqin në Bruksel, e merr me vete edhe Bislimin

Kurti niset për ta takuar Vuçiqin në Bruksel, e merr me vete edhe Bislimin

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se Kryeministri i Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi, kanë udhëtuar për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta “Enigima”.

Ai tha se takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm.

“Aty kryeministri Kurti do të paraqes vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari”, tha ai.

“Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai”, shkroi Kryeziu në “Facebook”.

Related Articles