Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është thirrur për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale sot me fillim nga ora 9:30, raporton Gazeta Enigma.
Kryeministri Kurti është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për një rast që lidhet me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndonëse është ora 10:00, deri tani ai nuk është paraqitur në zyret e Prokurorisë. / Gazeta Enigma.