Kryeministri Albin Kurti, tha se fëmijëve duhet që tu ofrohet mundësi që të rriten në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.
Kreu i Qeverisë në shënimin e Ditës Botërore të Fëmijëve, organizuar nga UNICEF-i, shtoi se fëmijët nuk e zgjedhin vendin ku rriten e kush i udhëheq.
Prandaj sipas tij, institucionet duhet të sigurohen që demokracia nuk po i diskriminon, duke shtuar se të rriturit nuk i dëgjojnë gjithmonë fëmijët, por që kjo qasje duhet të ndryshohet.
Angazhimi i të gjithëve për tu ofruar fëmijëve mundësi të barabarta, për Kurtin duhet të jetë prioritet i të gjithëve.
“Pavarësisht të gjithë fëmijët duhet ta kenë mundësin për tu rritur në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, fëmijët përballen me sfida në gjithë botën. Është e domosdoshme që të drejtat e fëmijëve të jenë prioritet. Bashkë duhet të shtojmë përpjekjet për shoqëri për fëmijët tonë”.
“Fëmijët nuk e zgjedhin vendin ku rriten e kush i udhëheq, duhet të sigurohemi që demokracia nuk po i diskriminon. Është me rëndësi të marrim parasysh atë që kanë nevojë”.
“Të rriturit nuk dëgjojnë gjithmonë fëmijët. Qeveria kërkon të sjell ndryshime thelbësore. Fëmijët janë qytetarët e ardhshëm të demokracisë, konsultimi i fëmijëve. Ne duhet t’i mbrojmë fëmijët tonë, të angazhohemi të gjithë për mundësi më të mira për fëmijë”./Gazeta Enigma/ www.facebook.com/help/396404120401278/?helpref=uf_share