Kurti flet për takimin me Borrellin

Kurti flet për takimin me Borrellin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka folur edhe për raportin me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell, por e akuzuar atë se s’po pajtohet me propozimin e BE-së të përkrahur nga Gjermania e Franca, të njohur si “plani franko-gjerman”.

Sidoqoftë, ai tha “se ia kalon mirë në takime me Borrellin”.

“Ju e keni parë që kur Borrell doli, nuk e përmendi marsin, e la, se përmendi as marsin e vitit 2023. Unë flas për vete, atë e ka nxjerrur vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Joseph Borrell është praktikisht ministër i Jashtëm i BE-së. Unë nëpër takime me të, ja kaloj përgjithësisht mirë. Takimet janë pozitive dhe konstruktive ani pse s’mund të pajtohem. S’është ky takimi i parë ku kemi mospajtim. Nuk është që ai s’po pajtohet me mua, por ai s’po pajtohet me propozimin e BE-së, se ai mos mu pajtu me mu s’është për herë të parë. Ai e la urgjencën. E la marsin e vitit 2023. Unë s’jam për t’ia gjykuar përformancën”, tha ai.

Related Articles