Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas reagimeve ndaj ministres, Donika Gërvalla, duke thënë se kinse kjo e fundit nuk e respekton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Kurti përmes një statusi në “Facebook, i doli në krah ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës duke thënë se e mbron dhe e afrimon luftën çlirimtare.
“Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, ka shkruar Kurti.
Ndër të tjera, ai u shprehur i çuditur se si kjo fushatë kundër saj në kohën kur u emërua si ministre, por kur erdhi nga vizita në Bruksel.