Kurti i drejtohet BE-së: Mbajtja e aplikimit të Kosovës në sirtar për 27 muaj rrezikon besimin ndaj procesit

Kurti i drejtohet BE-së: Mbajtja e aplikimit të Kosovës në sirtar për 27 muaj rrezikon besimin ndaj procesit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte folës kryesor në Konferencën “Një kapitull i ri i përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian”, të mbajtur në Bruksel.

Gjatë kësaj konference, Kurti tha se mbajtja në sirtar i aplikimi të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se 27 muaj, nuk pasqyron qasje të barazuar në meritë.

“Mbajtja në sirtar të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se 27 muaj, përkundër angazhimit dhe reformave të realizuara të vendit tonë, nuk pasqyron qasje të bazuar në meritë, dhe se një situatë e këtillë rrezikon besimin ndaj procesit”.

“Me tej, shtoi se te Komisioni i ri Evropian ka vërejtur më shumë gatishmëri, vullnet dhe interes për të përfshirë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, megjithëse duket të ketë më shumë gatishmëri dhe interes sesa vullnet, teksa theksoi rëndësinë që të rritet vullneti, sepse gatishmëria dhe interesi nuk mjaftojnë pa vullnetin”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej, bëhet e ditur se Kurti bëri thirrje për më shumë aktivizim, bashkëpunim dhe solidaritet në mes partive simotra dhe më shumë optimizëm të përgjegjshëm dhe entuziazëm ndaj qytetarëve.

Related Articles