Çështja e Asociacionit është ndër temat më aktuale në vend, së fundmi kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku i drejtohet shtetit Serb të krijoj Asociacion mbi baza etnike në shtetin e tyre.
Kurti ka publikuar tabelën e 11 komunave në Serbi, që udhëhiqen nga kryetarë joserb dhe të cilat minoritete do të mund të formonin Asociacion mbi baza etnike, njofton GazetaEnigma.
Shkrimi:
Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?
Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.
11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?
Postimi i plotë: