Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot në orën 17:00

Kurti i vendos gurthemelet e dy urave mbi Ibër sot në orën 17:00

Të martën nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se se sot nga ora 17:00 do të vendoset gurthemeli për dy urat e reja mbi lumin Ibër që do të lidhin Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut, raporton Gazeta Enigma.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu.

Aktivitetet:

1. Vendosja e gurthemelit të urës për kalim të veturave mbi lumin Ibër

KOHA: 17:00

VENDI: Në afërsi të objektit të Komunës së Mitrovicës së veriut, Mitrovicë e veriut

2. Ecje e përbashkët drejt vendosjes së gurthemelit të urës për kalim të këmbësorëve mbi lumin Ibër

KOHA: 17.15

3. Vendosja e gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve mbi lumin Ibër

KOHA: 17:30

VENDI: Përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi ynë”, Mitrovicë e jugut

Pas vendosjes së gurthemelit të urës për kalimin e këmbësorëve do të ketë prononcim të përbashkët për media

Related Articles