Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku. Ndër ta, prezente ishte edhe Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku, ku ndër ta, prezente ishte edhe Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare në Sanxhak.
Kurti u njoh nga afër me jetën dhe aktivitetin e secilit pjesëmarrës, e po ashtu edhe me vështirësitë që vihen para tyre nga mungesa e demokracisë në Serbi.
“Znj. Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve atje”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Tutje, bëhet e ditur se Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe të parezervë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre.